Tre djemtë e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh janë vrarë në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës gjatë ditëve të fundit.Lajmi që u njoftua fillimisht nga mediat e Hamasit, u konfirmua më pas nga vetë Haniyeh, i cili tha se vrasja e djemve të tij, nuk do të ketë ndikim tek kërkesat e grupit militant në negociatat për armëpushim.
Në një intervistë për televizionin Al Jazeera ai akuzoi Izraelin se po vepron në “frymën e hakmarrjes dhe vrasjes”.
Sipas Zërit të Amerikës, Haniyeh foli menjëherë pasi djemtë e tij Hazem, Ameer dhe Mohammed Haniyeh u vranë bashkë me anëtarë të tjerë të familjes, kur një makinë me të cilën po udhëtonin u vu në shënjestër të forcave izraelite në kampin e refugjatëve Al-Shati të Gazës.
Mediat e Hamasit thanë se edhe dy nga nipërit e udhëheqësit të grupit u vranë në sulm dhe një i tretë u plagos.
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane