Ish-presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, duket se ia ka vënë syrin për t’ia zënë vendin Miroslav Lajçakut.
Pahor po synon që të bëhet emisar special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi.
Kështu të paktën të martën ka raportuar gazeta sllovene “Delo“, e cila po ashtu tha se mbështetje Pahor ka marrë nga MPJ-ja sllovene.
Sot, kjo gazetë njofton se ish-kreu i këtij shteti, ka marrë përkrahje edhe nga kryeministri aktual Robert Golob.
Sipas “Delo”-s, Golob muajin e kaluar ka lobuar tek krerët e vendeve të BE-se, që Pahor ta zërë vendin e Miroslav Lajçakut.
Gazeta thekson se nga zyra e kryeministrit Golob, kanë thënë sot se kanë dhënë mbështetje të pakushtëzuar që Pahor të marrë pozitën e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor.
Ata shtuan se gjatë muajit të kaluar Golob ka zhvilluar bisedime të shumta bilaterale me liderët e vendeve evropiane si dhe me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian, për këtë çështje.
Kreu i Qeverisë shprehet i bindur se “ish-presidenti Pahor ka dëshmuar me punën dhe përvojën e tij politike të deritanishme se është një mik i madh i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet e tij, si dhe përpjekjet e Sllovenisë, kanë për qëllim integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë mënyrë të gjithë Evropën”.
Mandanti i emisarit special të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, përfundon në muajin gusht./kk
Tashmë ekziston plani se si mund të shkarkohet Erik ten Hag ...
Zjarr në një hotel në Gjermani, 11 persona përfundojnë në sp...
Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga vërshimet në Bosnje
“Mbi 200 persona brenda ditës po përdorin biçikletat e kryeq...
KRU “Prishtina” shpërndan ujë të pijshëm përmes autoboteve p...
Uji depërton në Klinikën e Pediatrisë, pacientët detyrohen t...