Google ADS

Kurti viziton BIK-un për Bajram, përmend rënien e 37 imamëve në luftë

09:31 | 10 Prill 2024
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeverisës, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Nga aty, Kurti uroi besimtarët për festën e Fitër Bajramit, ndërkaq kërkoi që solidariteti të mos jetë i kufizuar vetëm për muajin e Ramazanit.

Kurti tha se Fitër Bajrami ka rastisur të qëllojë në kohën kur Kosova përkujton masakra të kryera nga forcat serbe. Me këtë rast, tha se duhet përkujtuar edhe 37 imamë që kanë rënë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.

“Muaji ramazanit ishte muaj i sakrificës dhe solidaritetit dhe të gjithë e dinë nga përvoja dhe historia se solidariteti dhe sakrifica janë njësi që sjellin mbarësi. Në këtë pranverë për çdo ditë po përkujtojmë 25 vjetorin e masakrave të tmerrshme të kryera mbi popullin tone më vendin tonë por njëkohësisht beteja të lavdishme të UÇK-së, andaj me këtë rast duhet përkujtuar edhe 37 hoxhallarë, imamë që janë dëshmorë të kombit nga lufta fundit”, u shpreh Kurti./eo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme