Google ADS

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën

08:03 | 10 Prill 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit.

Osmani tha se solidariteti solidariteti ndërnjerëzor, i cili e shoqëron muajin e bekuar të Ramazanit është trashëgimi e jona e çmuar.

“ Festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit. Lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin. Ju përcjelltë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja! Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë. Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim të pakufishëm, paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë! Urime dhe me fat Fitër Bajramin!”, thuhet në postimin e Presidencës së Kosovës, duke cituar presidenten Vjosa Osmani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme