Google ADS

“Vuçiç gati të sulmojë Kosovën!”, ekspertët botërorë kundër armatosjes perëndimore të Serbisë me avionët ‘Rafal’

20:13 | 9 Prill 2024
KRG

Blerja nga Serbia e 12 avionëve ushtarakë francezë Rafal, mund të nxisin Aleksandër Vuçiç të sulmojë Kosovën. Kështu citon prestigjiozja Associated Press në një artikull të saj, marrë shkas nga takimi zyrtar midis Vuçiç dhe Macron në Paris.Blerja e avionëve luftarak francez sipas Associated Press përbën një zhvillim të ri, pasi Serbia paraqet një ndryshim kursi në strategjinë e blerjes së armëve, duke devijuar nga aleati i saj tradicional, Rusia.

“Kritikët e Perëndimit për armatosjen e Serbisë thonë se shitja e avionëve të sofistikuar francezë mund ta nxisin Aleksandër Vuçiç që të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovën fqinje, një ish-krahinë serbe që shpalli pavarësinë në vitin 2008, por të cilën Serbia nuk e njeh. Udhëheqësi populist serb ka bërë disa kërcënime të tilla indirekte gjatë muajve të fundit”.

Për konkretizimin e marrëveshjes për blerjen e avionëve Rafal, Presidenti Aleksandar Vuçiç zhvilloi takim me zyrtarë francezë të mbrojtjes duke përfshirë edhe firmën prodhueses të avionëve luftark ‘Rafal’.

Kontratat, ka bërë të ditur Vuçiç, do të nënshkruhen në dy muajt e ardhshëm. Mediat pro qeveritare në Serbi flasin për një marrëveshje prej 3.2 miliardë dollarësh.

Gjatë takimit të së hënës, Vuçiç iu ankua Macronit për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Europës, dhe tha se pala tjetër nuk kishte respektuar asnjë prej pikave të marrëveshjes së Ohrit.

Macron nga ana e tij shprehu mbështetjen për integrimin e Serbisë, por e vuri theksin tek nevoja e ndëshkimit të autorëve të Banjskës dhe përshtatja e politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE./A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme