Tanket dhe trupat izraelite e larguan nga Gaza Jugore duke sinjalizuar një tërheqje të rëndësishme, por edhe një tjetër dhimbje koke politike për kryeministrin Benjamin Netanjahu. Partneri i ekstremit të djathtë në koalicionin qeverisës, ministri i sigurisë kombëtare Ben Gvir, paralajmëron i zemëruar se Netanjahu nuk duhet të ketë mandatin për të vazhduar si kryeministër nëse nuk pushton Rafahun.
Kjo është shtresa e fundit e presionit politik ndaj Netanjahut i cili duhet të përballet gjithashtu me protesta në rritje që bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme.
Ish-kryeministri Ehud Olmert thotë se Netanjahu duhet të dorëhiqet , ndërsa e akuzon se po vendos mbijetesën e qeverisë së tij mbi interesat e vendit. “Nuk mund të trajtosh interesat kombëtare mbi bazën e interesave personale të kryeministrit. Kjo është ajo që ai po bën dhe prandaj nuk është i përshtatshëm për detyrën”, tha Ehud Olmert, ish-kryeministër.
Më shumë se 50% e izraelitëve mendojnë njësoj. Ata nuk kanë besim tek ai. Aviv Bushinsky, një ish këshilltar i Netanjahut, tha se ish-shefi i tij kishte mësuar dekada më parë t’u jepte prioritet atyre që e mbajnë në pushtet.
“Ata janë aleatët e tij dhe ai do t’u nënshtrohet vullnetit të tyre. Edhe pse paguan një kosto të lartë politike”, tha ai.
Këtë gjë e dëshmon fakti se pavarësisht presionit në rritje të ndërkombëtarëve për të hequr dorë nga ofensiva madhore në Rafahun jugor, Netanjahu nuk bën hapa prapa. Ai tha se ka caktuar një datë për operacionin në qytetin ku janë të strehuar mbi 1.5 milion palestinezë. Sipas tij, ofensiva ishte e nevojshme për eliminimin e batalioneve terroriste atje. Në një ndërhyrje të përbashkët të martën liderët e Egjiptit, Francës dhe Jordanisë paralajmëruan Izraelin se ofensiva do të ketë pasoja të rrezikshme dhe do të sjellë përshkallëzim rajonal.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...