FIFA arrin ‘marrëveshje historike’ – ndeshjet e Ligës Premier mund të luhen në Amerikë

17:06 | 9 Prill 2024
R J

Ndeshjet e Ligës Premier mund të luhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi FIFA arriti një marrëveshje në një proces gjyqësor historik.

Promotori i ngjarjeve me bazë në New York, Relevent Sports, ka hequr dorë nga padia e tij antitrust ndaj FIFA-s, e cila ishte futur në sistemin e gjykatave amerikane që nga viti 2019.

Në një njoftim të dhënë për mediumin The Athletic, Relevent Sports bëri të ditur se marëveshje ishte arritur, teksa FIFA po konsideron ndryshimin e rregullave ekzistuese nëse ndeshjet mund të luhen jashtë territorit vendas në ligë.

FIFA bëri një deklaratë të ngjashme, përpara se të shtonte se “nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi dhe vazhdon të mohojë pretendimet ligjore të pretenduara në ankesën e Relevent”.

Rezultati i këtij procesi mund të hap rrugën për skuadrat që të luajnë ndeshjet zyrtare jashtë territorit të një lige.

Kjo do të thotë se ekipet anembanë botës mund të luajnë ndeshjet e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa momentalisht Liga Premier nuk e ka në plan që t’i zhvillojë ndeshjet jashtë shtetit, mund të jetë një opsion real për shefat e saj varësisht se si përfundon çështja.

FIFA tashmë është duke planifikuar që të sjell disa ndeshje të mëdha në Amerikë, duke zgjeruar formatin e Kupës së Botës për Klube, garë kjo e cila do të luhet pikërisht atje në verën e 2025.

Gjashtë ekipe të Ligës Premier luajtën në kuadër të “Summer Series” në Amerikë vitin e kaluar, duke shitur të gjitha biletat nëpër stadiumit e NFL-it në Amerikë./Telegrafi/

Të ngjashme