Joao Felix e ka shprehur hapur dëshirën për ta vazhduar eksperiencën në Barcelonë.
Ylli portugez është i huazuar në klubin nga “Camp Nou” për një vit nga Atletico Madridi, i cili e mban kartonin e tij.
Sidoqoftë, nuk varet gjithçka prej tij, kështu që përfaqësuesi portugez shpreson që klubet të arrijnë marrëveshje që ai të qëndrojë tek kampioni aktual spanjoll.
“Jam mjaft i lumtur në Barcelonë. E dua qytetin, njerëzit, klubin. Pozicioni im është i qartë. Dhoma e zhveshjes është e jashtëzakonshme, atmosfera në ekip është e mirë, shpresoj që të qëndrojë edhe në sezonin e ardhshëm”, u shpreh Felix për “Catalunya Radio”, përcjell “Gazeta Express”.
Gjithashtu, ai zbuloi se ka biseduar me yllin e Manchester Cityt, Bernardo Silva, i cili i ka kërkuar informata rreth jetës në Barcelonë.
Felix thotë tutje se e ka bindur bashkëkombësin e tij që t’i bashkohet atij në Kataluni.
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...