Google ADS

Tensionet gjeopolitike, çmimi i arit kap shifra rekord

15:49 | 9 Prill 2024
R J

Çmimi i arit në bursa ndërkombëtare ka arritur në vlera rekorde mbi 2360 dollarë për ons (28 gramë), mbi rekordin e së hënës.

Që nga fillimi i vitit 2024, çmimi i arit është rritur për 14 për qind. Ekspertët janë ndarë në parashikimet për të ardhmen e arit sivjet.

Vlerësohet se në rritjen e vlerës së arit po ndikojnë blerjet e bankave qendrore dhe tensionet gjeopolitike.

Ari dhe normat e interesit tradicionalisht kanë ndërlidhje negative mes vete. Nuk është e garantuar, por arit i rritet vlera kur bien normat e interesit dhe anasjelltas./abcnew.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme