Cristiano Ronaldo nuk shpëton pa lagur pas goditjes që i dha kundërshtarit me brryl në ndeshjen e Superkupës së Arabisë ndaj Al Hilal. Sulmuesi portugez u ndëshkua me karton të kuq dhe nuk u ndal me aq, por në nerva e sipër iu kundërvu edhe arbitrit.
Kështu, në Arabi e kanë dënuar 39-vjeçarin me dy ndeshje pezullim ndërsa e kanë gjobitur edhe me 5.000 gjobë. Sigurisht, kjo një shifër modeste për një si Cristiano Ronaldo që në vit falë kontratës me Al Nassr, përfiton 200 milionë euro.
Në këtë formë, Ronaldo humbet dy ndeshjet e radhës në kampionat, ato ndaj Al Feiha dhe Al Khaleej. Cristiano Ronaldo udhëheq listën e golashënuesve në kampionatin arab me 29 gola, ndërsa ka kontribuar edhe me 10 asistë./Ss/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...