KQZ: Lista Serbe nuk ka dërguar njoftim zyrtar për mospjesëmarrje në zgjedhjet e 21 prillit

14:17 | 9 Prill 2024
E.H

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku ka marr disa vendime lidhur me procesin e zgjedhjeve e 21 prillit.

Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi, e ka pyetur kryeshefin e Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, nëse Lista Serbe ka dërguar njoftim zyrtar për mospjesëmarrjen në votimin e 21 prillit.

“Njoftim zyrtar në KQZ nuk ka dërguar, përveç një emaili që është dërguar në KKZ që tërhiqet përfaqësuesi i këtyre dy subjekteve politike (Lista Serbe dhe GISPO)”, u përgjigj Ahmetaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme