Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka nderuar të rënët nga Beteja e Koshares.
Abdixhiku me anë të një postimi në Facebook ka thënë se em aktin e thyerjes së kufiirit shqiptar, djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare nisën një ndër përballjet më të lavdishme shqiptare të shekullit të 20-të, shkruan Arbresh.info.
“Akti i tyre i trimërisë, më tepër se simbolikë e thyerjes së një muri pushtimi, ishte frymëzim për rrugëtimin tonë drejt lirisë. Triumfi ushtarak i Koshares, ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët.”, ka shkruar ai.
“Sot, nderojmë gjithë të rënët; falënderojmë gjithë të gjallët. Sot, kujtojmë të 113 heronjtë e Koshares dhe sakrificën e tyre mbi altarin e lirisë. Agimi, Saliu, Abazi, Xhemajli, Aliu me secilin tjetër të rënë, na kujtojnë se sa rëndë peshon liria, se mbi çfarë sakrifice të shtrenjtë të djemve e vajzave të UÇK-së – gjeneratat e sotme e përjetojnë shtetësinë.”, ka shtuar Abdixhiku.
“Sot, kujtojmë dhe nderojmë po ashtu francezin Paillard Arnaud Pierre, algjerianin Murad Muhammad Ali e italianin Francesco Giuseppe Bider. Familjarët e Francesco Giuseppe Bider patëm nderin t’i takojmë sot pran varit të tij. Me mburrje, i vëllau, na tregoj dhe kapelën ushtarake të gjyshit e babait të tij; që qëndronte pranë një plisi shqiptar – si trashëgimi familjare. Francesko ishte vullnetar në Koshare. Ai ra, për lirinë tonë e breznive që vijnë! ”, tha mes të tjerash ai.
Kreu i LDK-së u shpreh se të rënët, kjo lavdi e kjo sakrificë, është shenjë e vazhdueshme rikujtimi se çdo ditë e jona sot, është detyrim shërbimi ndaj atdheut tonë të shenjtë – Kosovës.
“Lavdi dëshmorëve!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...