Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar 25 vjetorin e thyerjes së kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Haradinaj tha se sot Kosova shënon një ndër ditët më të rëndësishme të shtetësisë së saj, Betejën e Koshares dhe ditën e miratimit të Kushtetutës.
“Lufta jonë çlirimtare kishte disa momente vendimtare, prej të cilave edhe beteja në Koshare. Thyerja e kufirit Kosovë – Shqipëri, ishte ditë gëzimi për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për luftëtarët e UÇK-së në vija të frontit. Fitorja në Koshare nuk ishte vetëm fitore morale, ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona lufte në brendësi të vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, shkruan Arbresh.info
Kreu i AAK-së tha se në 25-vjetorin e saj, i kujtojmë me respektin më të lartë heronjtë; Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahu dhe të gjithë të rënët, që me guximin dhe gjakun e tyre shënuan njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës sonë për liri.
“Në po të njëjtën datë kur nderojmë luftën tonë çlirimtare dhe heronjtë e saj, shënojmë edhe Ditën e Kushtetutës. Republika e Kosovës ka Kushtetutë moderne e të avancuar që është shkruar mbi parimet më të larta të njerëzimit duke lartësuar të drejtat e njeriut, garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave si dhe është garantuese e parimeve të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë – gardiane e fortë ndaj çdokujt që rrezikon sistemin tonë me qasje autoritare”, ka shkruar tutje Haradinaj./Arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...