Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më datë 11 prill një workshop në stadiumin “Air Albania” me temë “Anti-racizmi, Barazia & Përfshirja”.
Në këtë workshop do të marrin pjesë përfaqësues nga secili klub i “Abissnet Superiore”, një përfaqësues nga çdo akademi futbolli në Tiranë, studentë të diplomuar në kurset që FSHF zhvillon, përfaqësues nga stafet e ekipeve Kombëtare, vajza dhe djem, si edhe dy përfaqësues nga secili klub i “Abissnet Superiore” për vajza, përcjell Arbresh.info.
Ky workshop synon të rrisë ndërgjegjësimin në luftën kundër racizmit në futboll, një problem global që prek edhe sportin më popullor në botë. Gjithashtu në këtë workshop do të prezantohen disa tema konkrete që lidhen me rritjen e ndërgjegjësimit dhe ndërtimin e aftësive praktike për përfshirjen në futboll, duke theksuar iniciativat dhe strategjitë kundër racizmit për krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës.
Synimi i këtij workshop-i është që pjesëmarrësit me anë të diskutimeve dhe ushtrimeve të zhvillojnë aftësi për të rritur përfshirjen si në fushë ashtu dhe jashtë saj, duke i fuqizuar ata për të mbajtur qëndrime kundër racizmit, për të promovuar përfshirjen dhe diversitetin dhe për të sjellë ndryshime pozitive./Arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...