Google ADS

25-vjetori i Betejës së Koshares, Bajqinovci: Ditë e rëndësishme në historinë e Kosovës dhe të kombit tonë

13:12 | 9 Prill 2024
K.B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka përkujtuar 25 vjetorin e thyerjes së kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai me anë të një statusi në Facebook, ka shkruar se 9 prilli është ditë e rëndësishme në historinë e Kosovës dhe të kombit tonë.

“Sot, 25 vjet qëkur nisi Beteja e Koshares e UÇK-së të udhëhequr nga komandanti Agim Ramadani. 9 prilli është ditë e rëndësishme në historinë e Kosovës dhe të kombit tonë. Ajo shënon njërën prej betejave më të përgjakshme të luftës për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Bajqinovci, shkruan Arbresh.info

Tutje ai shkruan se triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri qindravjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Luftimet në Betejën e Koshares u zhvilluan 77 ditë me radhë, nga 9 prilli deri më 19 qershor 1999.

Gjatë luftimeve u vranë 114 dhe u plagosën 423 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme