Zëdhënësi i LVV-së i reagon deputetes së LDK-së: Nuk ka ndërruar qeveria, ka ndërruar Doarsa

13:36 | 9 Prill 2024
A Z

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica ka shprehur kritika të ashpra ndaj Qeverisë për atë që ajo e quan “përdorim të propagandës për të fshehur realitetin e korrupsionit dhe lirisë së medias në Kosovë”, e në lidhje me këtë ka reaguar zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.

Manxhuka përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se nuk ka ndërruar Qeveria, por Doarsa.

Sipas tij, Kica dikur krenohej vetë për atë që sot e quan propagandë.

Nuk ka ndërruar qeveria. Ka ndërruar Doarsa. Dicka për të cilën krenohej vetë, sot e quan propagandë. Në fund ajo ka zgjedhur që të rreshtohet me ata që, siç thoshte ajo vetë, për vitin 2020 e rendisnin Kosovën në një grup me vendet me nivele të larta të korrupsionit.

Ndryshe, në një video të publikuar në faqen e LDK-së në Facebook, Doarsa Kica u shpreh se Qeveria po manipulon me të dhënat në mënyrë të qëllimshme për të paraqitur një imazh tërheqës në sytë e publikut dhe komunitetit ndërkombëtar.

 

Të ngjashme