Google ADS

Shteti islamik kërcënon me sulm terrorist katër stadiumet ku zhvillohen çerekfinalet e Champions League

11:09 | 9 Prill 2024
D.H

Shteti islamik nëpërmjet kanalit të saj informativ, Al Azaim ka kërcënuar qytete si Madridi, Londra dhe Parisi.

Sipas gazetës AS, grupi terrorist i njohur si Shteti Islamik ka kërcënuar të hënën mbrëma kundër katër stadiumeve që do të presin ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ministri i Brendshëm spanjoll kërkoi vigjilencë të shtuar në aktivitetet sportive, ndërkohë që në Itali, ditën e hënë u arrestua në Fiumicino një shtetas 32-vjeçar nga Takixhistani, pjesëtar i ISIS që kishte luftuar gjithashtu edhe në Siri.

Ky i fundit po i drejtohej Romës, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Kujtojmë se pak ditë më parë (22 mars) ISIS goditi Moskën duke ndezur edhe njëherë alarmin në Europë.

Të ngjashme