Myftiu Tërnava uron myslimanët për festën e Fitër Bajramit

11:25 | 9 Prill 2024
A Z

Pas 30 ditë agjerimi, sakrificë e solidariteti, besimtarët myslimanë do të festojnë të mërkurën e 10 prillit festën e Fitër Bajramit

Me këtë rast, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava iu drejtua komunitetit mysliman me një mesazh.

Tërnava tha se nesër është dita e Bajramit, ditë feste në mbarë botën

Ai tha se të gjithë besimtarët i gëzohen kësaj feste.

“Edhe në Kosovën tonë i gëzohemi kësaj feste, sot në këtë ditë te fundit të bekuar të Ramazanit më lejoni që në emër të BIK-ut më lejoni që të ju uroj festën e Fitër Bajramit”, tha Tërnava.

Tërnava tha se Fitër Bajrami bart brenda vetës disa virtyte që e dallon nga festat e tjera, gëzimi i Bajramit përfshin çdo shtëpi të besimtarëve.

“Bajrami është ditë falënderimi, në këtë ditë besimtaret i lënë anash shqetësimet, harrohen fatkeqësitë dhe hallet, pasi kjo festë është që edhe fëmijët i mbush me gëzim”, u shpreh ai

Tërnava tha tutje se festa e Fitër Bajramit është ditë e lutjes dhe e shpresës, ditë kur bamirësi e liron dorën për bamirësi.

“Pra kjo festë është në vetëbukuria, ndjenjë e cila lidh zemrat mes vetës, festë qe forcon unitetin, dhe çdo gjë të vyshkur e shndërron në gjelbërim”, tha Tërnava para mediave

Tutje ai shton se gëzimi dhe lumturia janë të dukshme gjatë ditëve të festës së Fitër Bajramit.

Krejt në fund ai u uroi të gjithë besimtarëve myslimanë në gjithë botën për këtë festë madhështore.

Namazi i faljes së Fitër Bajramit do të falet në orën 06:41./Arbresh.info/

Të ngjashme