Arsenal dhe Bayern Munich takohen sonte në kuadër të takimin të parë në çerekfinale të Champions League.
Para ndeshjes trajneri i skuadrës angleze, Mikel Arteta ka folur në një konferencë për media lidhur me ndeshjen ndaj bavarezëve.
Ai fillimisht tha janë duke kaluar momentum të mirë dhe do të përpiqen të kapërcejnë këto lloj vështirësie.
“Po e shijojmë shumë momentin. Jemi aty ku do të donim të ishim, në kampionat dhe Champions League. Do të sfidojmë një nga klubet më të suksesshme në Europë. Mezi presim që të përpiqemi të kapërcejmë këtë lloj vështirësie’, tha fillimisht Arteta.
Tutje tha se gjermanët janë një skuadër e madhe dhe se ai është një admirues i madh i Tuchelit.
“Bayerni është një skuadër e madhe. Jam një admirues i madh i Tuchel dhe i mënyrës se si luajnë skuadrat e tij. Kam mësuar shumë prej tij, duke parë dhe studiuar punën që ka bërë”, shtoi tutje ai.
Arteta potencoi se nëse arrijnë të luajnë futbollin e tyre ata do të kenë mundësi të fitojnë, gjithashtu thuri lavde për sulmuesin anglez të Bayernit mirëpo theksoi se nuk është ai rreziku i vetëm.
“Jemi përgatitur shumë mirë. Nëse arrijmë të luajmë futbollin tonë, atëherë do të kemi shumë mundësi për të fituar. Harry Kane është i jashtëzakonshëm, por nuk është rreziku i vetëm nga Bayerni”, potencoi strategu spanjoll.
Për fund ai tha se pret të ketë sa më shumë emocione në stadium duke ditur se ka 15 vite që Arsenali nuk merr pjesë në çerekfinale të Champions League.
“Pres një stadium plot dhe shumë pasion e emocione, pasi kemi 15 vite që e presim një mbrëmje të tillë”, përfundoi Mikel Arteta.
Kujtojmë se Arsenali për të ardhur në këtë fazë eliminoi skuadrën portugeze Porto pas ekzekutimit të penalltive./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...