Paris Saint-Germain dhe Barcelona përballen nesër në kuadër të çerekfinales së Uefa Champions League.
Para ndeshjes në një konferencë për media trajneri parisien Luis Enrique ka folur lidhur me këtë ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Ish-trajneri i Barcelonës tha se e ke shumë të vështirë nga pikëpamja emocionale këtë sfidë ndaj ish-skuadrës së tij.
“E kam të vështirë nga pikëpamja emocionale të përballem me Barcelonën, por në të njëjtën kohë do të jetë edhe stimuluese. Unë dua të bëj një punë të mirë, dua që skuadra ime të fitojë ndeshjen’, ka thënë fillimisht Enrique.
Ai tutje tha dëshiron t’ua dëshmoj katalanasve se ai është një profesionist në nivele të larta.
“Dua t’u dëshmoj atyre dhe vetes që si profesionist jam në nivele të larta. Dhe kjo do të thotë të mposhtësh Barcelonën. Duhet të shfaqim versionin më të mirë tonin për t’i lënduar katalanasit”, shtoi tutje ai.
Ndërsa për Barcelonën tha se është një klub madhështor dhe ka skuadër të mirë mirëpo nuk e mohon faktin se ekipa e tij është në nivel shumë të lartë.
“Mos të harrojmë që Barça është një klub madhështor, ata kanë një skuadër të mirë. Do e kemi të vështirë të kualifikohemi, por edhe ne jemi skuadër e nivelit të lartë”, vazhdoi strategu spanjoll.
Teksa për fund tha se është i bindur se mund të eliminojnë skuadrën e Barcelonës.
Jemi në një periudhë të mirë, ndodhemi në formë dhe jam i bindur që mund ta eliminojmë Barcelonën”, përfundoi ish-trajneri blaguran, Luis Enrique.
Kujtojmë se Luis Enrique ka qenë pjesë e Barcelonës për tri vite ku ka fituar gjithçka të mundshme me atë skuadër, teksa suksesi më i madh ishte që fitoi tripletën në sezonit 2014/15./Arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...