Google ADS

Publikon fotografi me armë në TikTok, arrestohet i dyshuari në Rahovec

09:15 | 9 Prill 2024
E.K

Një person është arrestuar në Rahovec pasi i njëjti kishte publikuar foto me armë zjarri në rrjetin social TikTok.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se të dyshuarit i është kontrolluar shtëpia dhe lokali ku janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me katër copë fishekë.

Tutje, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje

“Denjë, Rahovec / 08.04.2024 – 10:10. Pas publikimit të disa fotove me armë zjarri në rrjetet sociale TIK-TOK, është kontrolluar shtëpia dhe lokali i të dyshuarit mashkull kosovar, ku i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me katër copë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme