Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve si dhe Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova”për vdekjen e malësorit Kapllan Nikçi.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se Nikçi me zërin e tij, u bë urë lidhëse mes të kaluarës dhe së tashmes, shkruan Arbresh.info.
“Me zërin e tij, u bë urë lidhëse mes të kaluarës dhe së tashmes. U dha shpirt melodive që burojnë ndër shekuj Grykës së Rugovës.Ngushëllime familjes, miqve dhe Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova” për malësorin shallbardhë, Kapllan Nikçi.”, ka shkruar Kurti.
“Figurë mbresëlënëse që na la pas thesar të pasur kulturor dhe shpirtëror.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...