Presidenti i Serbisë, Aleskandar Vuçiç u prit me nderime ushtarake në Francë, ku siç ka thënë, po zhvillon një prej vizitave më të rëndësishme në dekada.Vizita dy ditore zhvillohet me ftesë të presidentit Emmanuel Macron dhe ndër të tjera do të ketë në fokus marrëdhëniet me Kosovën, integrimin në BE, por edhe çështje të mbrojtjes dhe energjisë bërthamore.
Siç është bërë e ditur Serbia është e interesuar të blejë 12 avionë lufte Rafal të Francë, diçka për të cilën do të diskutohet gjatë qëndrimit në Paris. Ceremonia e pritjes në nder të Vuçiç u zhvillua në Pallatin LesIvalides, ku pas himneve të të dyja shteteve , presidenti serb vendosi një kurorë lulesh në pllakën përkujtimore që u dedikohet ushtarëve serbë.
Franca dhe Serbia nuk janë të lidhura thjesht nga e shkuara heroike, sipas Vuçiç, po ecin së bashkë drejt të ardhmes dhe fitoreve të reja. Një pritje formale do të mbahet gjatë mbrëmjes në pallatin e Elizesë, e pasuar nga një darkë zyrtare dhe biseda private mes dy liderëve.
Sipas presidencës franceze, gjatë takimit të 20 mes Vuçiç dhe Macron, kreu i Elizesë do të konfirmojë angazhimin për integrimin europian të Serbisë dhe për të punuar më tej për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Vuçiç do të takohet edhe me kreun e senatit si dhe me biznesmenë të rëndësishëm francezë. Franca është një prej investitorëve kryesorë në Serbi, ku ka 120 kompani dhe punëson mbi 12 mijë njerëz. /A2CNN
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...