Google ADS

Haradinaj: Politika e Beogradit, duhet të heqë dorë nga instrumentalizimi i serbëve të Kosovës për agjenda politike

19:14 | 8 Prill 2024
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se thirrjet e Listës Serbe që serbët e Kosovës ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë si dhe tërheqja e anëtarëve serbë nga komisionet komunale zgjedhore në veri, janë në kundërshtim me normat demokratike dhe në dëm edhe të vetë qytetarëve serbë.

Haradinja tha se serbët duhet të jenë pjesë e proceseve që rrisin mirëqenien, sigurinë dhe përparimin e tyre, shkruan Arbresh.info.

“Këto procese nuk duhet të lidhen me agjendat politike të Beogradit.”, shkroi ai.

Më tej, kreu i AAK-së u shpreh se regjistrimi i popullsisë është interes i të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe qytetarët serbë.

“Politika e Beogradit, duhet të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga instrumentalizimi i serbëve të Kosovës për agjenda politike.”, shkroi mes të tjerash ai./Arbresh.info/

Të ngjashme