Google ADS

Evertoni goditet sërish nga Premier League, sërish u hiqen pikë

15:43 | 8 Prill 2024
KRG

Evertonit i janë hequr dy pikë për një tjetër shkelje të rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë së Ligës Premier (PSR).

Dënimi është i dyti për klubin anglez në sezon, pasi ata u goditën me një zbritje prej 10 pikësh në nëntor, e cila u reduktua në gjashtë në shkurt.

Pse Gjermania po dërgon trupa ushtarake në Lituani?Projekti i ri “Telegrafi Local News” – bashkohuni me ekipin e lajmeve lokalePo transformohet Pallati i Rinisë, më shumë opsione për sportistët kosovarë“Bojkotoni qumështin serb”, blegtorët shqiptarë në protestë për çmimet e ul…Historia socio-ekonomike e Kosovës në shekullin XVIII

Toffees tani kanë zbritur një pozicion në vendin e 16-të në Ligën Premier dhe vetëm dy pikë mbi zonën e rënies.

Duket se Evrtoni rrezikon tani edhe më shumë rënien në Championship, pasi do t’i duhet të luftojë me skuadrat tjera për mbijetesë.

Me heqjen e dy pikëve, Evertoni ka 27 pikë, dy më shumë se Nottinghami dhe Lutoni, që po luftojnë për mbijetesë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme