Të martën dhe të enjten zhvillohet ndeshjet e dyta çerekfinale të “Play-offit” në Prince Caffe Superligë.
Sfida e parë zhvillohet të martën mbrëma në Gjakovë. Ndeshjen e parë e fitoi Sigal Prishtina me rezultat 72:64. Bardhekaltrit synojnë fitoren dhe kualifikimin në gjysmëfinale, derisa kuqezinjtë të barazojnë serinë në 1:1. Në gjysmëfinale i pret Trepça, që u rendit e para në garat e rregullta me 25 fitore e vetëm tri humbje.
Takimi i dytë zhvillohet të enjten në Prizren mes Bashkimit e Golden Eagle Yllit.
Therandasit fituan duelin e parë 87:69. Në gjysmëfinale, kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, ku i pret Peja, që u rendit e dyta në garat e rregullta dhe ka përparësinë e terrenit vendas.
Më pas në gjysmëfinale nevojiten tri fitore për tu kualifikuar në finale, aq sa nevojiten për tu shpallur kampionë.
Çerekfinalet e dyta
E martë
20:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina
E enjte
18:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...