Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së arrestit shtëpiak.
Të dyja kërkesat e bëra, u shqyrtuan të hënën në orën 13:00 nga gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka. Avokatët e Berishës dhe Malltezit, kërkuan masë më të lehtë sigurie për klientët e tyre me pretendimin se në këtë fazë hetimi nuk është e nevojshme kjo masë arresti ndaj tyre.
Berisha dhe Malltezi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”./tch
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...