LDK i quan të pavërteta deklaratat e Qeverisë për përparim në indeksin ndërkombëtar

11:22 | 8 Prill 2024
E.H

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar lidhur me deklaratat e Qeverisë se Kosova ka përparuar në indeksin ndërkombëtar.

Sipas LDK-së, këto deklarata të Qeverisë janë të pavërteta teksa akuzoi se Qeveria po mundohet të manipulojë me raportet e publikuar, përcjell Arbresh.info.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur dhe konferencë për medie për të shprehur shqetësimin e saj për Raportin e BE-së, ku Kosova ishte vlerësuar me notën më të ulët “progres i limituar”; pra është niveli më i ulët i progresit. Ky raport është më i keqi ndonjëherë ndër vite. Raporti përveç tjerash theksoi shqetësimet për keqmenaxhimin dhe korrupsionin. Nuk ka se si të ishte më ndryshe, ku në po të njëjtin raport përmenden kontratat sekrete. Pra ka propagandë nuk ka luftë kundër korrupsionit! LDK ripërmend fatkeqësisht, se Kosova për herë të parë në historinë e saj është ende nën sanksione të BE-së. Për këtë raport krenohet kjo Qeveri”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Sipas partisë opozitare, Kosova në raportin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (Transparency International), ishte vlerësuar me vetëm me 41 pikë dhe vendin e 83-të sipas LDK-së, Kosova e ndau me Burkina Fason, Afrikën e Jugut e Vietnamin.

“Përveç tjerash, radhitja e shteteve në këtë indeks nuk tregon asgjë sepse vendet mund të ndryshojnë renditje pa pasur asnjë përmirësim. Vetëm gjatë qeverisjes së LDK-së (2014-2017), Kosova u ngrit nga 33 poena, në 39 në Transparency International, që do të thotë se pushteti e mori mandatin me 39 poena dhe nuk e ngriti më shumë se 2. Pra ka propagandë, nuk ka lëvizje në indekset ndërkombëtare”, thuhet mes tjerash në deklarimin e LDK-së.

“Të gjitha raportet janë publike dhe lehtë të verifikueshme dhe demantojnë çdo propagandë të kësaj Qeverie. LDK e vlerëson këtë Qeveri si; Qeveri e regresit, propagandës dhe e paaftësisë”, thuhet në reagim./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme