Vdes gruaja që u godit nga motoçikleta mbrëmë në Prishtinë

10:55 | 8 Prill 2024
A Z

Policia ka njoftuar se ka vdekur gruaja e cila u godit mbrëmë nga një motoçikletë në lagjen Emshir në Prishtinë.

Viktima është N.L, 68 vjeç.

I dyshuari është ende në kërkim të Policisë.

Njoftimi i plotë:

Vdes një person që u aksidentua mbrëmë në  Prishtinë

Mbrëmë në ora  20:25,  kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e  cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës N.L,  femër, 68 vjeç, e ka konfirmuar sot rreth orës 07:30, ekipi mjekësor në QKUK.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i motoçikletës është në kërkim nga ana e policisë.

Motoçikleta godet një grua në Prishtinë, i dyshuari në kërkim nga policia

Të ngjashme