Regjistrimi i popullsisë i cili ka filluar me 5 prill po shkon sipas planifikimit që është bërë më herët.
Kështu ka bërë të ditur Avni Kastrati, ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës i cili në një konferencë për media ka dhënë detaje rreth javës së parë të procesit të regjistrimit, raporton Arbresh.info.
“Gjatë këtyre ditëve në teren kemi angazhuar regjistruesit, mbikëqyrësit dhe një numër shumë të madh të institucioneve të tjera mbështetëse dhe procesi është duke shkuar sipas planifikimit që e kemi bërë më herët. Gjatë këtyre ditëve regjistruesit dhe mbikëqyrësit kanë pasur disa intervista”, ka deklaruar Kastrati.
Kastrati theksoi se aktualisht 98 për qind të mbikëqyrësve dhe rreth 90 për qind të regjistruesve që është paraparë, janë aktiv në teren.
Mes tjerash, Kastrati deklaroi se edhe pajisjet adekuate janë shumë funksionale teksa potencoi se edhe sistemi po funksionon pa asnjë problem.
Kastrati tha se procesin e regjistrimit po monitorojnë edhe institucionet ndërkombëtare./Arbresh.info
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?