Nga data 7 deri më 9 prill, Shqipëria do të jetë vendi pritës i takimit të Komisionit për Evropën i Organizatës Botërore të Turizmit, ku marrin pjesë përfaqësues të turizmit nga 40 vende.
Për këtë rast, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se ky organizim i rëndësishem do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe e ngre promovimin e vendit në një tjetër nivel.
“Mirëmëngjes, dhe me entuziazmin e ndjesinë e Shqipërisë Turistike ku me të njëjtën energji i japim mirëseardhjen delegacioneve të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...