Futbollistët me parametra zero janë shndërruar në një specialitet për drejtuesit e Interit, Marotta dhe Ausilio, të cilët kanë arritur të sigurojnë shërbimet e dy prej tyre për sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi iranian i Portos, Mehdi Taremi dhe mesfushori polak i Napolit, Piotr Zielinski kanë firmosur tashmë me zikaltrit dhe do të jenë nën urdhrat e Simone Inzaghit për sezonin e ri, teksa pranë marrëveshjes është edhe mbrojtësi spanjoll i Atleticos së Madridit, Mario Hermoso.
Ndërkohë së fundi drejtuesit e Interit kanë nisur negociatat intensive me francezin e Manchester United, Anthony Martial, i cili do të largohet nga “djajtë e kuq” në fund të sezonit.
Me 28 vite mbi supe dhe shumë dëshirë për t’u rikthyer në nivele të larta, Martial sheh Interin si klubin e duhur për të vijuar karrierën.
Te zikaltrit Martial do të mund të gjejë edhe shokët e tij te kombëtarja franceze, Pavard e Thuram, ndërsa Interi do t’i shtonte arsenalit ofensiv një sulmues me peshë dhe eksperiencë ndërkombëtare, pa shpenzuar asnjë cent përveç rrogës vjetore.
Nëse arrin marrëveshjen me Martial, Interi pritet të heqë dorë nga islandezi Gudmundsson i Genoas, për të cilin klubi ligur kërkon të paktën 30 milionë euro./ss
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...