Google ADS

Goditi me veturë katër persona, arrestohet shoferi në Pejë

08:42 | 8 Prill 2024
E.H

Një person është arrestuar në Pejë pasi nga pakujdesia ka goditur me veturë dy këmbësor dhe një motoçikletë me pasagjer, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, katër viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë 07.04.2024-14:44. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, me veturë nga pa kujdesia ka goditur dy këmbësor meshkuj kosovarë, si dhe një motoçiklist me pasagjer meshkuj kosovarë. Katër viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme