Tre persona kanë humbur jetën në Paris nga zjarri pas një shpërthimi në një pallat 8-katësh.
Shpërthimi ka ndodhur në katin e shtatë. Sipas mediave franceze, fillimisht është dëgjuar një shpërthim në një apartament, i cili më pas është përfshirë nga zjarri.
Policia po heton se çfarë mund ta ketë shkaktuar shpërthimin për shkak se nuk ka gaz në ndërtesë. Një burrë tentoi t’u shpëtojë flakëve duke u hedhur nga dritarja, por gjeti vdekjen.
“Fqinjët nuk e kuptojnë se çfarë mund të ketë shkaktuar këtë shpërthim, sepse nuk ka gaz në ndërtesë,” tha një zyrtar për Le Parisien./abcnews.al
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I