Qeveria e Shqipërisë, ka miratuar strukturën e pagës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve të Task-Forcës për Monitorimin, Inspektimin dhe Marrjen e Masave për Mbrojtjen dhe Përmirësimin e Infrastrukturës për Trajtimin e Ujërave të Ndotura që Shkarkohen pranë ose në Ujëra Larëse në Zonat Bregdetare, ose në Bregun e Liqeneve e të Lumenjve.
Elementet përbërëse të pagës bruto mujore të nëpunësve të “Task- Forcës”, (paga për pozicion, shtesa për vjetërsi dhe shtesa për nivelin e kualifikimit) për secilën klasë të përcaktuar, si dhe vlerat për secilin element janë të njëjta me ato të miratuara në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për pagat e nëpunësve civilë në institucionet e administratës shtetërore.
Shtesat për kushte pune (natyrë të veçantë pune) të nëpunësve të “Task-Forcës” shkojnë nga 70 mijë lek për drejtuesit, 50 mijë për përgjegjës dhe inspektorë në terren, si dhe 30 mijë për specialistët.
“Trajtimi me page dhe shtesa mbi page për nëpunësit e “Task-Forcës”, sipas këtij vendimi, do të vazhdojë sipas afateve të përcaktuara për funksionimin e saj, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit 6, të aktit normativ nr. 8, datë 28.12.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave urgjente, për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse”.”, thuhet në vendim.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2024, do të përballohen nga fondet e miratuara në tavanet buxhetore për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për këtë vit, në programin “Furnizimi me ujë dhe kanalizime” dhe fillojnë nga data e emërimit të nëpunësve në detyrë. /rtsh.al/
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...