Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë për raportin e buxhetit të vitit 2023.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se për siç ka thënë ai neglizhim të mijëra njerëzve nga kategori të ndryshme për t’u përballur me inflacionin, shkruan Arbresh.info.
“Sipas raportit të buxhetit për vitin 2023, kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 milionë euro për shkak të inflacionit. Por kjo nuk ka ndodhur për mijëra arsimtarë, mjekë, policë, shërbyes civil, ushtarë, pensionisë, familje në asistencë, veteranë të luftës e kategori të tjera. Për të gjitha këto kategori, të ardhurat reale janë ulur për shkak të inflacionit. Pavarësisht rritjes së të hyrave buxhetore që vinte nga rritja e çmimeve, dhe rezolutave të opozitës, qeveria i ka injoruar këto kategori”, ka shkruar Hoti./Arbresh.info/
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka