Fenerbahce lë fushën pas tre minutave, Galatasaray festojnë si të ‘çmendur’ Superkupën e Turqisë

22:24 | 7 Prill 2024
D.H

Finalja e Superkupës së Turqisë përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.

Fenerbahce në fakt vendosi të largohej nga fusha në minutën e 3-të, pasi Mauro Icardi kishte kaluar në epërsi Galatasarayn, kur kishin kaluar saktësisht 49 sekonda).

Fenerbahce kishte vendosur të fuste në fushë ekipin U-19, një vendim i marrë në konflikt me Federatën pas incidenteve në Trabzon dhe gjithashtu pas kërkesës së pasuksesshme për ta shtyrë ndeshjen (duke qenë se ishin ende në garë në Ligën e Konferencës) dhe për ta luajtur me një gjyqtar të huaj.

Galatasaray, për ta bërë situatën edhe më tragjikomike, festoi në fushë sikur gjithçka të kishte ndodhur rregullisht.

Dy rivalët e mëdhenj të kampionatit duhej të përballeshin 29 dhjetorin e kaluar në Riad, por ndeshja nuk u luajt për shkak të një incidenti diplomatik mes Turqisë dhe vendit që duhej të organizonte eventin.

Kriza u krijua nga vendimi i autoriteteve arabe për të mos lejuar në fushë pankarta dhe bluza me referenca për themeluesin dhe presidentin e parë të Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme