Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Polacit dhe të Abrisë së Poshtme.
Osmani tha se Kosova Polaci dhe Kosova sot kujtojnë prillin e vitit 1999, kur regjimi gjenocidal i Serbisë në një ofansivë njëjavore, vrau 78 martirë të këtij fshati dhe atyre përreth.
“Sot i kujtojmë dhe përulemi me respekt edhe për 8 dëshmorët e UÇK-së, të cilët ranë në altarin e lirisë.”, u shpreh ajo.
“Makineria e regjimit gjenocidal të Serbisë afro dy muaj para kapitullimit të saj, intensifikoi përpjekjet për shfarosjen e popullit shqiptar dhe spastrimin etnik anembanë Kosovës.”, shtoi ajo.
“Më 7 prill makineria vrastare njësoj veproi edhe në Abri të Poshtme, ku u vranë 10 civilë nga Qabiqi.”, tha Presidentja.
Më tutje, Osmani tha se duke përkujtuar martirët dhe dëshmorët e UÇK-së, ne nderojmë të kaluarën tonë, mbajmë gjallë të vërtetën dhe se ndalim përkushtimin për sjelljen e autorëve para drejtësisë.
“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
“Ik se po të mbys shpulla” – Eskalon debati në kërcënime mes...
Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punës...
Shkup: Gjendet i vdekur një shtetas turk
Qasja e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit, Haziri: Marrëveshje të ...
Parlamenti i BE-së miraton një kredi rreth 38 miliardë dolla...
“Nuk flas me pijanece unë”, Mevlani shokon me deklaratë