Njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës, ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të narkotikëve që dyshohet se do të destinoheshin për në tregun e Bashkimit Evropian.
Gjatë një konference për shtyp të mbajtur të dielën, u bë e ditur se nga vetura e të dyshuarit me inicialet A.L., me shtetësi shqiptare dhe kroate, janë sekuestruar 20 pako të narkotikëve të tipit heroinë.
“Operacioni ka çuar në arrestimin e A.L., lindur në vitin 1959, i cili tashmë është në pranga dhe po intervistohet në prani të avokatit të tij,” tha rreshteri Reshat Murseli.
Murseli bëri të ditur se përveç drogës, nga vetura e të dyshuarit janë gjetur edhe 2.500 euro në cash dhe dy telefona celularë, të cilët po ashtu janë sekuestruar për hetime të mëtejshme.
“E gjitha sasia e drogës, e cila peshon rreth 20 kilogramë dhe 60 gramë, ka një vlerë të konsiderueshme në treg; fillimisht vlerësohet të jetë diku në mes të 20 dhe 25 mijë eurove, por vlera totale në tregun e gjërë mund të arrijë deri në 200 mijë euro.”, tha ai. /Arbresh.info/
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?