Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Nazmi Uksmajli” në Ferizaj.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se personat e dyshuar kishin vjedhur 12 mijë euro stoli ari dhe 13 mijë e 500 euro para të gatshme.
Sipas tij, rasti kishte ndodhur rreth orës 22:55.
“Ndërsa në momentin e kryerjes së vjedhjes pronari me familjarët e tij nuk ishin në shtëpi. Nga hetuesit rajonal janë marrë tē gjitha veprimet hetimore, është ekzaminuar vendi i ngjarjes dhe po punohet intesivisht në identifikimin dhe kapjen e personit/ave të dyshuar. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar. Për informata tjera do të njoftoheni më pas.”, tha Veseli./Arbresh.info/
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban
“Të kthehemi më të fortë”, Flick flet pas humbjes së Barcelo...
Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfisku...
Për një javë policia shqiptoi afro dy mijë gjoba trafiku në ...
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog