Dy fëmijë goditen nga një veturë, dërgohen në Spitalin e Pejës

16:26 | 7 Prill 2024
E.G

Dy fëmijë kanë pësuar lëndime pasiqë të nëjjtit janë goditur nga një veturë në Pejë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

“Sot në orën 14:45 policia ka pranuar një informatë për një aksident mes një veture dhe dy personave (fëmijë). Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor”, tha Rugova./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme