Google ADS

Ramadani: Fitorja e pro-rusit në Sllovaki, vazhdimësi e ndikimit rus

15:42 | 7 Prill 2024
E.H

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka thënë se fitorja e pro-rusit Peter Pellegrini në zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, është indikacion negativ për unitetin e BE-së.

Me anë të një postim në Facebook, Ramadani ka theksuar se shtrirja e influencës ruse në Evropë dhe në Ballkan është e vazhdueshme.

“Përfitimi i Rusisë nga vendimet dhe politikat e qeverive në Ballkan, përfshirë Kosovën, është paralajmëruar tash e sa kohë nga lidershipi i NATO-s dhe BE-së. Fatkeqësisht, pak njerëz po arrinë të kuptojnë qëllimet e Rusisë. Rrjedhimisht, po kontribuojnë në përfitimet ruse. Operacionet Influencuese ruse janë të thella për më shumë se një dekadë tashmë”, ka shkruar Ramadani./Arbresh.info

Lexo edhe:

Peter Pellegrini zgjidhet president i ri i Sllovakisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme