Mediumi italian Tuttosport ka raportuar se ylli i Bayer Leverkusenit, Victor Boniface, mund të jetë një objektiv i Juventusit për afatin kalimtar veror, teksa ka përmendur edhe interesimin e Tottenhamit dhe Fulhamit për Samuel Iling-Junior.
Juventusi ka kthyer vëmendjen tek reprezentuesi nigerian i cili ka shënuar 32 gola në 50 ndeshje me Leverkusenin këtë sezon, dhe ‘Zonja e Vjetër’ do të dëgjojë ofertat që vijnë për anglezin Iling-Junior siç shton tutje raporti.
‘Bianconerët’ nuk kanë arritur ende ndonjë marrëveshje me agjentët e Iling-Junior për rinovimin e kontratës përtej 2025, dhe kjo ka bërë që Fulhami dhe Tottenhami të interesohen për 20-vjeçarin, i cili vlerësohet rreth 15 milionë euro.
Tutje, thuhet se njëri prej Arek Milik dhe Moise Kean do të largohet nga Turin në verë, teksa Boniface mund të transferohet nëse Juventusi merr ndonjë ofertë të madhe për Dusan Vlahovic.
Tashmë është bërë e ditur se Juventusi është vënë në kërkim të një sulmuesi të ri, ndërsa kujtojmë se interesim kanë shfaqur edhe për Joshua Zirkzee të Bolognës.
Kartoni i Boniface momentalisht sipas Transfermarkt vlerësohet rreth 40 milionë euro dhe ai ka kontratë me ‘Aspirinat’ deri në qershor të 2028./Telegrafi/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...