Inspektorati i Prishtinës, sot ka zhvilluar një aksion për uzurpimin e hapësriave publike.
Në këtë aksion janë ndërprerë punimet dhe palët janë detyruar që të lirojnë dhe kthejnë në gjendjen e mëparshme hapësirat publike të uzurpuara në tentativë për t’i shndërruar në terrasa të bizneseve të tyre.
Drejtori i Inspektorati të Kryeqytetit, Florian Dushi përmes një postimi në Facebook.
“Inspektorati i Kryeqytetit, përveç shumë rasteve të tjera, sot gjatë ditës ka ndërprerë punimet dhe ka detyruar palët që të lirojnë dhe kthejnë në gjendjen e mëparshme hapësirat publike të uzurpuara në tentativë për t’i shndërruar në terrasa të bizneseve të tyre”, thuhet në postimin e tij.
Poashtu, disa prej palëve iu janë shqiptuar edhe gjoba për dëmtim të hapësirës publike dhe punime pa leje të organeve kompetente të kryeqytetit.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin