Themelimi i Policisë Gjyqësore është dy dekada e vjetër por ajo nuk u trajtua asnjëherë. Krijimi i saj, nuk është paraparë as me plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve që po bëhen në fushën e sistemit të drejtësisë.
Ideja për themelimin e Policisë Gjyqësore është një ide e vjetër dhe krijimi i saj ishte paraparë me Kodin e Procedurës Penale të vitit 2004. Me rekomandimet e ekspertëve të Ministrisë së Brendshme, në atë kohë ishte vendosur që për punët e policisë në sistemin gjyqësor, të kujdeset policia e rregullt.
Por prokurorët në Prishtinë po e shohin themelimin e policisë gjyqësore, si diçka të është e domosdoshme.
Prokurori, Paulin Pashku, derisa sqaron për opinionin se çfarë detyra do të kryente policia gjyqësore thotë se kjo do të ndihmonte punën e prokurorëve.
“Deri më tani ka mbetur vetëm si një ide, kurse në praktikë është shumë e nevojshme sepse kjo do ta lehtësonte edhe punën e prokurorit. Në rastin e formimit të policisë gjyqësore, ata do të kishin në dispozicion hetuesit e tyre. Natyrisht kjo do të ndikonte edhe në cilësinë e procedimit të lëndëve”, ka thënë Pashku për RTK Radio.
Një hetim i kryer në mënyrë profesionale ndikon edhe në vendime të drejta thotë avokatja Fehmije Bytyqi.
“Sigurisht do të ndihmonte dhe punën e prokurorisë edhe të avokatisë por edhe të vet sistemin e drejtësisë”, thotë ajo.
Ministria e Drejtësisë përmes një përgjigje me shkrim dhënë Radio Kosovës nuk ka precizuar nëse krijimi i policisë gjyqësore është në plan me plotësim -ndryshimin e ligjeve që janë në proces, duke përsëritur se reforma në sistemin e drejtësisë është e domosdoshme.
Formimin e Policisë Gjyqësore në disa raste e kishte kërkuar edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, e cila në shumë vende, funksionon kryesisht është nën autoritetin e Prokurorit të Shtetit, e në disa tjera është emërtuar si “polici kriminale”.
Në Kosovë, punët e policisë gjyqësore i kryen policia e Departamentit të Krimeve, që funksionon në kuadër të Policisë së Kosovës.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I