Arteta: Fituesi i Premier Ligës do vendoset në ditën e fundit të sezonit

14:52 | 6 Prill 2024
E.K

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta po përpiqet të fitojë Premier Ligën e parë për klubin e tij në 20 vjet.

Deri më tani me vetëm tetë ndeshje të mbetura, vetëm tre pikë ndajnë tre skuadrat e para në atë që mund të jetë gara më e afërt dhe më e paparashikueshme e titullit në historinë e kompeticionit.

Përderisa çdo ekip po e vazhdon garën nga ndeshja në ndeshje, Arteta nuk ka dyshim se fituesi i titullit nuk do të vendoset deri në ditën e fundit të sezonit, më 19 maj.

Gjithçka mund të ndryshojë këtë fundjavë me Arsenalin dhe Cityn që do të përballen me Brightonin dhe Crystal Palacen të shtunën, ndërsa liderët Liverpool udhëtojnë te rivalët e mëdhenj Manchester United të dielën.

Asnjëherë më parë tre klube nuk kanë pasur shanse për fitore në ditën e fundit, ndërsa Arsenali e ka çuar një garë për titull deri në fund vetëm një herë në vitin 1999, kur humbi nga Manchester United raporton Metro Sport, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme