Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar me serinë e postimeve “Faktet para propagandës”, këtë herë për rritjen ekonomike.
LDK ka thënë se Qeveria për ta bërë veten të duket mirë po e krahason rritjen ekonomike me vitin kur vendi ishte mbyllur për shkak të pandemisë.
“Natyrshëm, çdo vit krahasuar me mbylljen totale e kolapsin ekonomik del rritje. Sepse gjatë mbylljes totale e krizës historike – siç ishte ajo e pandemisë – kishte rënie të thellë e të paprecedentë ekonomike”, thuhet në komunikatë.
Nga kjo parti thonë se në trendin aktual Kosovës i duhen 40 vjet për ta arritur Kroacinë.
“Në 10 vitet paraprake, rritja mesatare ekonomike ishte 4.7%. Kjo Qeveri, nuk po arrinë të mbërrijë as mesataren e 10 viteve të fundit. Me këtë trend, Kosovës do t’i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë. Arsyeja për një rritje jo të mjaftueshme ekonomike është mungesa e investimeve kapitale. Kujtojmë se në 3 vitet e fundit, investimet qendrore janë – si asnjëherë më parë – vetëm 11%. Gjersa, Qeveria në këto tre vite ka ndarë 811 milionë euro para si ndihmë”, ka shtuar LDK.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...