Google ADS

Maqedonci u uron suksese ushtarëve të FSK-së në garën në Iowa: Fitoftë më i miri

11:23 | 6 Prill 2024
E.K

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka uruar suksese ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po marrin pjesë në garën për Luftëtarin më të mirë, që po mbahet në shtetin e Iowa-s.

Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë.

“Konkursi i Luftëtarit më të mirë (Best warrior) 2024 të Shtetit të Iowa-s po zhvillohet këtë fundjavë në Camp Dodge, Iowa. Ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë. Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në Ioëa për herë të parë në shtatë vjet. Suksese ushtarakëve garues të FSK-së dhe fitoftë më i miri!”, ka shkruar Maqedonci./Arbresh.info

Të ngjashme