Policia e Kosovës ka arrestuar dy të mitur pasi që gjatë kontrollit në çantën e njërit prej tyre i është gjetur dhe sekuestruar një armë-pistoletë me gaz.
Sipas raportit të policisë, gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se arma nuk ishte e tij, por e kishte marrë nga i dyshuari tjetër me qëllim që të bëjë disa fotografi me të.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit në çantën e njërit prej tyre i është gjetur dhe sekuestruar një armë-pistoletë me gaz. Gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se arma nuk ishte e tij, por e kishte marrë nga i dyshuari tjetër me qëllim që të bëjë disa fotografi me të. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Arbresh.info
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...