Njësia patrulluese e Policisë Kufitare së bashku me KFOR-in, gjatë patrullimit kanë vërejtur një veturë duke hyrë nga Serbia në Kosovë, jashtë pikës së kalimit kufitar.
Sipas njoftimi të policisë, bëhet e ditur se brenda veturës ishin dy shtetas serb.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ku ka sugjeruar që rasti të vazhdohet në procedurë të rregullt.
“Fsh. Izvor, Zubin Potok 05.04.2024 – 16:20. Njësia patrulluese e Policisë Kufitare së bashku me KROR-in, gjatë patrullimit kanë vërejtur një veturë duke hyrë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës jashtë Pikës së Kalimit Kufitar. Vetura është ndaluar, e njëjta drejtohej nga i dyshuari mashkull serb dhe në të ishte edhe një pasagjer mashkull serb. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe i njëjti ka sugjeruar qe rasti të iniciohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info
Broja deklarohet pas ndeshjes ndaj Nottingham Forestit
”Sa e falëm bashkë jacinë”, hoxha thotë se çiklisti që u për...
Kurti tregon arsyen pse nuk ishte për vizitë tek ish-krerët ...
OBSH-ja i bën thirrje Kinës t’i japë qasje në të dhënat orig...
PDK mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor, diskutojnë për mobilizi...
Mbi 70 të vdekur në Etiopi nga një aksident me kamion